12 June, 2024
Dita Botërore e Konsulentit
Paneli qendror i konferencës me temën: Roli i ESG në zhvillimin e sektorit privat dhe ndarja e perspektivave për aplikueshmërinë e tij.
Moderatore e këtij paneli ishte:
Leonora Kusari – Koordinatore Rajonale e bankës BERZH
ndërsa panelistët që diskutuan mbi parimet, praktikat më të mira dhe vizionin e kornizës ESG ishin:
Fidan Hallaqi (Electric Mobility), Vlora Tuzi – Nushi (UN Women), Nora Arifi (KCGF), Myesere Hoxha (SIGMA BMC), Sytrime Dervisholli (Association of Prefab Buildings) dhe Fatos Hasani (Banka ProCredit dhe Shoqata e Bankave të Kosovës).
Panelistët e këtij organizimi paraqitën në forma konkrete dhe praktike nevojat, kërkesat dhe aplikueshmërinë e ESG në sektorë të ndryshëm. Ata theksuan rëndësinë e madhe të ndikimit të ESG në sektorin privat në Kosovë, përmes krijimit të vlerës së shtuar për korporatat dhe rritjen e efikasitetit të tyre në një treg konkurrues.
Organizimi ka shërbyer si një platformë e rëndësishme për të ndarë njohuritë dhe përvojat nga specialistët në fushën e ESG. Konferenca ka siguruar një mundësi për të diskutuar sfidat dhe mundësitë në këtë fushë dhe për të inkurajuar bashkëpunimin dhe ndërveprimin ndërmjet profesionistëve të konsulencës, biznesit dhe institucioneve relevante në Kosovë, si iniciativë e suksesshme dhe e nevojshme për të nxitur dhe për të thelluar diskutimet dhe veprimet në këtë fushë.