Dita Botërore të Konsulentit / Konferenca: Roli i ESG si udhërrëfyes i sektorit privat

12 June, 2024

Dita Botërore të Konsulentit / Konferenca: Roli i ESG si udhërrëfyes i sektorit privat

Visar Dobroshi – Partner Menaxhues ne Recura Financials, ka bërë hapjen e kësaj konference dhe poashtu është shënuar edhe një interaktivitet mes të pranishmëve, duke u përgjigjur live pyetjeve lidhur me njohuritë rreth ESG, përmes platformës Mentimeter.

Fjalimet kyçe që shënuan pjesën e parë ishin:

Teuta Beselica – Drejtoresha Ekzekutive e Business Consultants Council – BCC ka bërë një përmbledhje të aktiviteteve që BCC ka realizuar gjatë 1 viti kalendarik, duke përfshirë programet, certifikimet, kampanjat promovuese dhe projektet e reja që do të kenë fokus qendror konsulentët dhe profesionin e konsulencës menaxheriale.

Nora Hasani – Drejtoreshë Ekzekutive e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, shpalosi aspektet e tregjeve të jashtme, eksportit, menaxhimit të ndryshimit dhe sesi parimet e ESG mund të luajnë një rol thelbësor në formësimin e rritjes së biznesit jo vetëm në aspekt lokal por edhe në atë ndërkombëtar.

Dren Pozhegu – Zv. Udhëheqës i USAID Kosovo Compete Activity ka bërë mirëseardhjen e të gjitha palëve të interesit dhe rëndësinë e organizimit të kësaj konference, duke cekur rëndësinë e standardizimeve për kompanitë që synojnë eksportin por që përmbushin edhe kriteret dhe përafrohen me kornizën ESG.

Ardiana Bunjaku – Drejtoreshë Ekzekutive e SCAAK, shpalosi aspektet e qeverisjes që lidhen me kornizën e ESG si bazë për zhvillim, paraqitja e standardeve, përgatitja e raportimeve të obligueshme sipas ligjeve të reja dhe adresimi i sfidave që ndërlidhen me qëndrueshmërinë e kompanive.

 

Kjo konferencë organizohet nga Business Consultants Council – BCC, në bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje nga USAID Kosovo Compete Activity.