Ftesë për pjesëmarrje në Webinarin: Transformimi Digjital: Qasja Strategjike Ndaj Marketingut Digjital me Folës: Besfort Behrami

15 March, 2024

Regjistrohu në webinarin për biznese!

Rikthehen webinaret për biznese: EmpowerBIZ Webinars.

Në kuadër të platformës “Biznesi Im”, pjesë e shërbimeve të KIESA, ju presin 22 webinare të frytshme që do të shpalosin njohuritë dhe praktikat më të fundit për zhvillimin dhe fuqizimin e biznesit tuaj.

Webinari i parë “Transformimi Digjital: Qasja Strategjike Ndaj Marketingut Digjital”, do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë ndërmarrësit, dhe të tjerët, që janë të interesuar për Transformimin Digjital.

Folësi: Besfort Behrami – Certified E-Commerce & Social Media Expert – CESE

Data: 20 mars 2024

Ora: 11:00

Regjistrohuni tani nëpërmjet vegzës: https://eciks.com/webinari-mbi-transformimin-digjital/

Platforma “Biznesi Im” është pjesë e shërbimeve të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe është financuar nga Austrian Development Agency dhe zhvilluar nga projekti ACCESS në vitin 2021. EmpowerBIZ Webinars, ofrohen nga Business Consultants Council (BCC) dhe janë pjesë e bashkëpunimit me projektin EnInGeP.