Business Consultants Council ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me ECIKS në kuadër të projektit “Enabling Income Generation for the Poor – EnInGeP”

11 January, 2024

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se sot Business Consultants Council ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me ECIKS në kuadër të projektit “Enabling Income Generation for the Poor – EnInGeP”.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi forcon angazhimin për fuqizimin e komuniteteve jo shumicë dhe nxit gjenerimin e të ardhurave të qëndrueshme. Pjesë e këtij bashkëpunimi do të jetë programi për certifikimin e konsulentëve të transformimit digjital që synon të rrisë aftësitë dhe ekspertizën e profesionistëve.

Pjesë e kësaj marrëveshje është edhe bashkëpunimi me BCC në organizimin e webinareve. Këto sesione, do të mbahen brenda kornizës inovative të platformës Biznesi Im që është pjesë e KIESA-s dhe do të shërbejnë për gjenerimin e njohurive te reja.

Projekti EnInGeP adreson sfidat në sektorin privat të Kosovës, duke nxitur krijimin e vendeve të punës, përmirësuar qasjen në financa dhe reduktuar pabarazitë gjinore.

Ky projekt financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe implementohet nga CARE International dhe ECIKS.