Paneli II i Konferencës: Roli i Konsulencës në Qeverisjen Korporative | BCC & USAID Kosovo nën temën:
Roli i qeverisjes së korporatave në fuqizimin e grave ndërmarrëse
Data dhe lokacioni: 08 Qershor, 09:30 – 14:00, në Klan Arena.
Moderatore: Laura Kryeziu – Drejtoreshë Ekzekutive | LGC
Laura Kryeziu është një profesioniste e përkushtuar dhe e arrirë me mbi 15 vite përvojë në menaxhment, programe zhvillimore dhe konsulencë. Ajo është themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e organizatës Leadership and Growth Council (LGC) dhe një nga partnerët e parë lokal të drejtpërdrejtë me një kontratë me çmim fiks me USAID-in dhe USG. Ajo aktualisht është duke ndjekur doktoraturën në Sigurimin e Cilësisë në Arsim në Universitetin e Lubjanës. Laura është e angazhuar si konsulente e biznesit për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, përmes WEglobal.
Paneliste: Nita Qena – Drejtoreshë Menaxhuese | Karrota
Nita e filloi rrugëtimin e saj profesional në British Council në Kosovë si Zyrtare e Arteve, ku iu përkushtua për një periudhë të jashtëzakonshme prej 18 vitesh. Nita kultivoi një ekspertizë të gjerë në menaxhimin e Arteve dhe Kulturës, duke marrë përgjegjësinë e zbatimit të projekteve të shumta të artit, kulturës dhe arsimit, duke përfshirë ekspozitat me artistë të mirënjohur në Mbretërinë e Bashkuar si Henry Moore dhe Grayson Perry, ndër të tjera. Aktualisht, si Drejtoreshë Menaxhuese e Karrota, Nita ka drejtuar trajektoren e organizatës për tre vitet e fundit dhe nën udhëheqjen e saj, Karrota ka lulëzuar me një ekip të vlerësuar prej 31 anëtarësh të përkushtuar dhe një portofol mbresëlënës prej 78 projektesh aktive dhe mbi 100 projekte të realizuara në të kaluarën në tre vitet e fundit.
Paneliste: Shqipe Breznica – Drejtoreshë Nacionale | Help Kosovo
Shqipe Breznica drejton organizatën Gjermane Help – Hilfe zur Selbsthilfe në Kosovë që nga viti 2015, duke menaxhuar një buxhet të konsiderueshëm.
Shqipja erdhi në këtë pozicion me një përvojë pesëmbëdhjetëvjeçare në hartimin dhe zbatimin e programeve të ngritjes së kapaciteteve njerëzore me fokus në menaxhim, udhëheqje, avokim, të drejtat e njeriut, zhvillim te të rinjve, ndërtim te paqes, marrëdhënie me publikun dhe zhvillim te sektorit privat, dhe mbi dhjetë vjet përvojë në planifikimin dhe zbatimin e projekteve kërkimore.
Ajo ka jetuar dhe punuar në mjedise me kultura te ndryshme, si Londra, Britania e Madhe dhe Uashington, DC, për një pjesë të konsiderueshme të jetës së saj profesionale, një përvojë që e ka zgjeruar perspektivën e saj dhe e ka bërë atë një profesioniste qe beson ne ekip, fleksibël dhe efektive.
Shqipja ka punuar në për Programin Hope Fellowship, financuar nga USAID, Këshillin Britanik dhe Komisionerin e Lartë te Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
Paneliste: Delfina Tolaj-Shehu – Drejtoreshë Menaxhuese | Kompania Shehu
Delfina Tolaj-Shehu, bashkëdrejton kompaninë Shehu dhe gjithashtu drejton Qendrën e Aftësimit dhe Trajnimit për Zdrukthtari, në kuadër të së njejtës kompani. Ajo është një lidere në fushën e përpunimit të drurit në Kosovë, duke u përkushtuar në komponentën e ndërmarrësisë për shumë vite. Delfina është e diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, specializuar në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë. Delfina ka iniciuar ide të reja, rritje të biznesit, zhvillim të inovacionit dhe ka avokuar për fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave të reja së sektorin e drurit.
Paneliste: Saxhide Mustafa – Zëvendës Drejtoreshë Ekzekutive | Instituti Riinvest
Saxhide Mustafa aktualisht mban pozitën e bashkëpunëtores së lartë të Institutit Riinvest, ku është pjesë e tij që nga viti 2003. Studimet Master dhe të Doktoratës i ka përfunduar në fushën e Qeverisjes Korporative. Prej vitit 2011 është ligjëruese në Kolegjin Riinvest në lëndët e Menaxhmentit, te Drejtën dhe Etiken Biznesore në nivelet e studimeve Bachelor dhe Master.
Gëzon përvojë mbi 15 vjeçare në menaxhimin e projekteve hulumtuese në fushën e qeverisjes të korporatave (CIPE), zhvillimit ekonomik lokal (SDC, EU, UNDP, USAID) dhe fuqizimit ekonomik të grave (USAID) etj.
Kjo konferencë organizohet nga Business Consultants Council – BCC, në bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje nga USAID Compete Activity Kosovo Export Network