08 May, 2023
Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Business Consultants Council (Këshilli i Konsulentëve të Biznesit (BCC) dhe Swisscontact – Projekti për Promovimin e Punësimit në Sektorin Privat.
Dokumenti është nënshkruar nga Drejtoresha Ekzekutive e BCC Teuta Beselica dhe Menaxheri i Projekteve nga PPSE Fisnik Reçica.
Dy palët lidhin këtë memorandum bashkëpunimi, i cili ka për qëllim ngritjen e ekspertizës së konsulentëve të BCC në hartimin e strategjive komunale/nacionale për turizëm sipas metodologjisë së St. Gallen-it për rrjedhën e vizitorëve. Ngritja e këtyre shkathtësive do të kontribuojë në fuqizimin e kapaciteteve institucionale të komunave të Republikës së Kosovës në funksion të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në vend.
Qëllimi primar i synuar të arrihet përmes këtij bashkëpunimi është mundësimi i transferit të dijes nga ekspertët ndërkombëtarë tek komuniteti i konsulentëve lokalë në mënyrë që ekspertiza e fituar vihet në dispozicion të institucioneve lokale përgjegjëse për hartimin dhe implementimin e strategjive dhe politikave lokale për zhvillimin e turizmit.