07 October, 2024
Sot më 07 tetor është mbajtur Mbledhja e fundit e Bordit në zyrën e BCC.
Anëtarët e Bordit aktual kanë shërbyer për periudhën shtator 2022 – shtator 2024, mandatuar për periudhë 2 vjeçare.
Gjatë këtij takimi, Drejtoresha Ekzekutive e BCC ka raportuar mbi të gjitha operimet dhe aktivitetet e BCC për periudhën janar – shtator 2024 si dhe ka ndarë planin financiar për këtë vit.
Anëtarët e Bordit që ishin sot prezent ishin Bardha Ajvazi, Lekë Zogaj, Blerina Ramaj dhe Bardhyl Musa, të cilët i falenderojmë për pjesëmarrjen dhe inputet e tyre.