KONKURS I HAPUR: Drejtor/eshë Ekzekutiv/e

20 March, 2023

Ne jemi duke e kërkuar një drejtor/eshë ekzekutiv/e për të udhëhequr shoqatën sipas detyrave të caktuara nga bordi menaxhues dhe sipas procedurave dhe politikave të brendshme, duke u bazuar në praktikat më të mira të kryerjes së punës të kësaj pozite.

Kualifikimet profesionale të nevojshme:

• Udhëheqje transparente dhe me integritet të lartë.

• Përvojë në menaxhim të organizatave jofitimprurëse apo organizatave të ngjajshme.

• Përvojë dhe aftësi në punën me Bordin e Drejtorëve.

• Mendimi dhe planifikimi strategjik. Aftësia për të parashikuar dhe përcjellë të ardhmen strategjike të organizatës te stafi, bordi, vullnetarët dhe donatorët.

• Aftësia për të komunikuar në mënyrë efektive misionin e organizatës me donatorët, vullnetarët dhe komunitetin e përgjithshëm.

• Aftësi të demonstruara për të mbikëqyrur dhe bashkëpunuar me stafin.

• Një histori e gjenerimit të suksesshëm të rrjedhave të reja të të ardhurave dhe përmirësimit të rezultateve financiare.

• Përvojë aktive në mbledhjen e fondeve. Aftësi të shkëlqyera në marrëdhëniet me donatorët dhe të kuptuarit e komunitetit financues.

• Sukses të mëparshëm në krijimin e marrëdhënieve me individë dhe organizata me ndikim duke përfshirë financuesit, agjencitë partnere dhe vullnetarët.

• Aftësia të forta organizative, duke përfshirë planifikimin, delegimin, zhvillimin e programit dhe lehtësimin e detyrave.

• Aftësia të forta të menaxhimit financiar, duke përfshirë përgatitjen, analizën, vendimmarrjen dhe raportimin e buxhetit.

➡️ Ju lutem aplikoni duke dërguar CV në board@bcc-ks.org, deri më datën 20 prill 2023.