06 June, 2023
Paneli I i Konferencës: Roli i Konsulencës në Qeverisjen Korporative | BCC & USAID Kosovo nën temën: Forca e konsulencës në përvetësimin e një kulture të fortë të qeverisjes korporative
Data dhe lokacioni: 08 Qershor, 09:30 – 14:00 në Klan Arena.
Moderator: Kujtim Dobruna– Themelues | ECIKS
Kujtim Dobruna është një ndërmarrës, ekzekutiv i lartë dhe konsulent menaxherial që vepron në Zvicër, Austri dhe Evropë Juglindore. Si themelues dhe drejtues i ECIKS, Kujtimi sjell një pasuri të njohurive në fusha të tilla si ndërmarrësia, zhvillimi i sektorit privat, klima e investimeve dhe menaxhimi strategjik.
Panelist: Visar Dobroshi – Partner Menaxhues | Recura Financials
Visari është Partner Menaxhues në Recura Financials dhe ka mbi 20 vjet përvojë në konsulencë menaxheriale dhe këshillim për qeverisjen korporative.
Ai është ekspert në qeverisjen korporative dhe posedon angazhime të shumta në projekte me Korporata Ndërkombëtare Financiare për Qeverisjen Korporative me NVM-të dhe në bizneset me pronësi familjare.
Panelist: Arianit Fazliu – Drejtor Menaxhues | Kutia
Si CEO & Bashkëthemelues i Kutia, Arianit drejton kompaninë dhe ekzekuton misionin për t’i shërbyer klientëve. Ai është anëtar i bordit të Beetroot Academy në Kosovë dhe një startup investitor. Në rolin e tij, Arianiti sjell një dekadë përvojë në menaxhim, zhvillimet softuerike dhe udhëheqje.
Panelist: Gazmend Selmani – Kryetar i Bordit | PBC Academy
Gazmend Selmani është Ligjërues dhe Kryetar i Bordit në pbcAcademy, por edhe kryetar i Bordit në kompani dhe institucione të ndryshme. Posedon mbi 20 vjet përvojë në themelimin dhe menaxhimin e suksesshëm të subjekteve ekonomike.
Ai ka menaxhuar qindra projekte komplekse në fushën teknologjike dhe ekonomike, si dhe është kualifikuar për ‘Arkitekt të zgjidhjeve teknologjike’ dhe ‘Administrim biznesi’
Kjo konferencë organizohet nga Business Consultants Council – BCC, në bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje nga USAID Compete Activity Kosovo Export Network