Paneli III i Konferencës: Roli i Konsulencës në Qeverisjen Korporative | BCC & USAID Kosovo

07 June, 2023

Paneli III i Konferencës: Roli i Konsulencës në Qeverisjen Korporative | BCC & USAID Kosovo nën temën: Roli i politikave të palëve të interesuara në promovimin e qeverisjes korporative në Kosovë

Data dhe lokacioni: 08 Qershor, 09:30 – 14:00, në Klan Arena

Moderator: Gent Shala

Genti është ekspert i Burimeve Njerëzore, Brendimin e Punëdhënësve dhe Produktivitetit. Është i specializuar në thurrjen e kornizave dinamike të Brendimit të Punëdhënësve dhe i dedikuar për të ngritur kompanitë në lartësi të reja të suksesit.

Ka përvojë 14 vjeçare në industri të ndryshme, dhe ka themeluar një nga kompanitë më të suksesshme të Burimeve Njerëzore në nivel strategjik në Kosovë.

Paneliste: Nora Hasani – Drejtoreshë Ekzekutive | Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare

Nora Hasani shërben si Drejtoreshë Ekzekutive e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, si profesioniste e shtyrë drejt rezultateve, e fokusuar në mbështetjen dhe forcimin e bashkëpunimit bilateral ekonomik mes Gjermanisë dhe Kosovës. Për më shumë se 15 vjet, veçanërisht pasi iu bashkua OEGJK në vitin 2017, Nora ka krijuar ura ndërmjet bizneseve gjermane dhe atyre kosovare.

Ajo është anëtare e bordit të Fondit për Zhvillim të Komunitetit (CDF), anëtare e bordit industrial të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike/ Universiteti i Prishtinës, anëtare e bordit këshillues të Qendrës së Trajnimeve MEISTER, si dhe anëtare vëzhguese e Asambleja e Anëtarëve të Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit (ITP).

Paneliste: Evelina Ndrecaj– Tërnava | Metaltech

Evelina shërben si drejtoreshë menaxhuese e Metaltech, fabrikë e prodhimit të mobiljeve.

Me profesion është juriste dhe dizajnere e interierit dhe një nga gratë e para pronare dhe drejtuese në sektorin e prodhimit të mobiljeve.

Metaltech operon në treg për 25 vite si biznes familjar, ndërsa Evelina ka shërbyer në bord për 16 vite dhe më vonë si drejtuese e kompanisë.

Panelist: Kristjan Kabashi – Bashkë-Themelues | Numarics

Kristian Kabashi është një lider i cili fokusohet në transformimin e biznesit dhe inovacionin digjital. Kristiani ka aplikuar metodologjia dhe projektime për të përmirësuar përvojat e klientëve dhe efikasitetin operacional. Rekordi i tij përfshin ekipe drejtuese me performancë të lartë nga startup-et e ndryshme deri tek ndërmarrjet e trashëgimisë në shkallë të gjerë, duke arritur vazhdimisht rezultate të rëndësishme. Kristiani është bashkëthemelues i një start-up fintech, që tani është një nga 5 kompanitë më të mira në Zvicër.

Kjo konferencë organizohet nga Business Consultants Council – BCC, në bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje nga USAID Compete Activity Kosovo Export Network.