Përzgjidhet Drejtoresha e re Ekzekutive e shoqatës sonë Business Consultants Council – Teuta Beselica

04 May, 2023

Jemi shumë lumtur ta mirëpresim në ekip Teutën, e cila sjell një përvojë të gjatë e të pasur në sektorin e konsulencës menaxheriale, duke punuar me organizata dhe institucione të shumta si Infinity Consulting, British Council në Kosovë, Ballkan Perëndimor dhe Rusi, KEK, UNHCR – në pozita të ndryshme menaxheriale.

Në nivelin akademik, studimet universitare i ka përfunduar në fushën e biznesit në kolegjin R.I.T dhe në Universitetin e Okland – Zelandë e Re.

Zotëron shkëlqyeshëm 3 gjuhë të huaja, duke përfshirë gjuhën angleze, gjermane dhe serbe.

Në rolin e saj të ri si Drejtoreshë Ekzekutive, Teuta do të jetë përgjegjëse për të menaxhuar të gjitha aspektet e operimit të shoqatës, duke përfshirë përfshirjen e anëtarëve dhe partnerëve, dizajnimin dhe zbatimin e projekteve dhe programeve në nivel strategjik dhe promovimin e interesave të profesionit të konsulencës menaxheriale.

Jemi shumë të bindur që Teuta do të ofrojë ide dhe perspektiva të reja, duke nxitur bashkëpunimin mes anëtarëve dhe partnerëve dhe do të përfaqësojë denjësisht reputacionin që BCC gëzon në treg.

Brenda lidershipit të Teutës, presim të korrim suksese të shumta së bashku dhe me këtë shkas, i urojmë mirëseardhjen.