PPSE dhe BCC mbajtën trajnimet profesionale për draftimin dhe përditësimin e strategjive komunale të turizmit

29 September, 2023

Pas një përzgjedhjeje rigoroze nga BCC, 15 konsulentë që operojnë në sektorë të ndryshëm, janë bërë pjesë e një programi interaktiv mbi promovimin e turizmit lokal.

Konsulentët pjesëmarrës në trajnim fituan njohuri të vlefshme në mënyrë që të ofrojnë mbështetje të rëndësishme për institucionet publike të Kosovë në hartimin e strategjive komunale dhe kombëtare të turizmit të bazuara në metodologjinë e Swisscontact për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Destinacioneve për menaxhimin e rrjedhës së vizitorëve.

Programi është mbështetur nga PPSE Program Swisscontact në bashkëpunim me Asociacioni i Komunave te Kosovës, ofruar nga ekspertët e Swisscontact Cécilia Conilleau dhe Suzanne Reber.