Thirrje për shprehje të interesit për t’u kualifikuar si ofrues i shërbimeve digjitale në kuadër të Iniciativës për Fuqizim Digjital (IFD)

Iniciativa për Fuqizim Digjital (IFD) në kuadër të projektit ACCESS, financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) është mekanizëm i KIESA-ës që synon të ofrojë shërbime të subvencionuara dhe efikase të digjitalizimit të biznesit, për të mundësuar transformimin digjital të tyre.

Ofruesit e shërbimeve digjitale: Ndërmarrjet / Konsulentët individual të interesuar mund të shprehin interesin e tyre për këtë thirrje, duke dërguar certifikatën e biznesit, 3 referencat e lartcekura dhe portofolion përkatëse dëshmi të certifikimit digjital dhe vërtetimin nga ATK (që nuk posedojnë borxhe).

Detajet e thirrjes mund te gjenden në këtë vegëz:

Shpallje per Shprehje te Interesit_Implementuesit_BCC_ACCESS

Shprehjen e interesit për ofrim të shërbimeve e dërgoni tek e-mail adresa: dei@bcc-ks.org . Shprehja e interesit do të jetë e hapur në vazhdimësi, por zbatimi i projekteve të para do të fillojë më 01 Mars, prandaj ftohen palët e interesuara, të shprehin interesin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.